Koalicioni me VMRO, Ahmeti: Dikur me akuzonin se qeverisja me kriminelët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka folur për situatën politike në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti komentoi edhe koalicionin e opozitarëve shqiptare me VMRO-në, duke theksuar se dikur ai është akuzuar se ka qeverisur me kriminelët, ndërsa i kujton opozitës të mos e harrojnë të kaluarën.

“Ne në vazhdimësi kemi qenë të interesuar që ky partneritet të jetë i shtuar, sa më i dendur mes partive politike, pavarësisht se kujt ngjyre i përket. Ne parimisht kemi marrëveshje me Lidhjen Socialdemokrate, një marrëveshje shumë e dobishme për palët. Është interesi i BDI që në ato vende ku nuk mund të fitojmë të mbështesim partnerin, por me marrëveshje lokale. Ne në Shkup nuk mund ta fitojmë kryetarin dhe mbështesim kandidatin e partnerit, ashtu siç nuk mundet që në Tetovë të fitojë partneri. Është një marrëveshje parimore, ne jemi në partneritet edhe me parti politike shqiptare. Kemi edhe marrëveshje parimore. Mendoj që kjo është një zgjidhje e mirë.

Sa i takon partive opozitare mirë është që ato komunikojnë, por të kaluarën mos e harrojnë. Gati dhjetë vite më kanë lodhur mua, por e kanë lodhur dhe popullatën sesi unë bashkëpunoj dhe bashkëqeveris me kriminelë siç është partia e VMRO-së, kështu që bëjnë mirë le të jetë kjo një shkollë që politika ditore të mos merret me deklarata dhe prononcime aq ekstreme që i kanë bërë tash e para dhjetë vitesh. Për interesa të politikave ditore, ti tani kriminelët me të cilët isha unë, sot i bën miq, unë nuk kam dhënë asnjë hapësirë të akuzoj parti politike dhe as drejtues për kriminalitet që të përfitoj për politikat ditore. Do përpiqem të jem i hapur, të denoncoj të keqen, sepse kështu mund të kemi një shoqëri të shëndoshë,” tha Ahmeti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.