KFOR-i për situatën në veri: Të shmanget çdo përshkallëzim i ri, Kosova dhe Serbia çështjet t’i zgjidhin me dialog
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot deklaroi se e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve.
KFOR-i potencoi se është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri dhe kjo çështje të zgjidhet në mënyrë paqësore, sepse sipas KFOR-it, dhuna nuk ka vend në rajon.
“KFOR- i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.”, bëri të ditur KFOR-i.
Ndryshe, situata e përgjithshme në veri të vendit mbetet e njëjtë. Rrugët në drejtim të kufijve Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të mbeten të bllokuara, ndërsa dyqanet dhe shkollat në veri të vendit po qëndrojnë të mbyllura.
Sorry, the comment form is closed at this time.