Kërcënimet në rrjetet sociale, Kurti dëshmon në gjykatë ndaj ish-kandidatit për deputet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është paraqitur në gjykatë për të dëshmuar në lidhje me akuzat ndaj ish-kandidatit për deputet të Nismës Social Demokrate Haxhi Hoti i cili dyshohet se e ka kërcënuar atë.

Akuzat ndaj Hotit lidhen me një postim në Facebook që daton në Dhjetor të vitit 2019 ku kishte shkruar: “Albin Kurti duhet ta lëshojë Kosovën, ose do të vritet”.

Kurti ka dhënë dëshminë e tij duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Javorka Prilinçeviç dhe avokatit të të akuzuarit, avokatit Rasim Hoti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.