Kapet shqiptari në Greqi, Mediat: Drejtonte një rrjet të madh të trafikimit
Një trafikant i rrezikshëm shqiptar është arrestuar sot në Greqi. Mediat në Athinë shkruajnë se shqiptari është arrestuar në Voula, mëngjesin e sotëm, pas hetimeve disamujore.
Emri i tij nuk është bërë publik. Forca të shumta greke rrethuan dhe bastisën shtëpinë e tij, duke e arrestuar ndërsa iu gjetën sasi hashashi dhe kokainë, si dhe një pistoletë.
Sipas zyrtarëve të sigurisë, ky është një rast i rëndë pas të cilit qëndron një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të drogës në Greqi.
Sorry, the comment form is closed at this time.