IKSHPK: Omicron po e shton intensitetin çdo ditë

 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka apeluar qytetarët që të vaksinohen kundër virusit Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Në apelin e IKSHPK-së është theksuar se varianti i ri i Covid-19, Omicron është duke e shtuar intensitetin çdo ditë.

Madje nga IKSHPK kanë thënë se ditëve në vijim mund të ketë shtim të rasteve me Covid-19.

“Omicron (B.1.1.529) po shton  intensitetin çdo ditë dhe është varianti dominues në qarkullim. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik. Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.