I shpallur në kërkim për përdhunimin e 15-vjeçarit grek, vetëdorëzohet në polici shqiptari

Dy të mitur të tjerë të akuzuar për përdhunimin e një nxënësi 15-vjeçari në Greqi janë lënë dje në burg.

Paraditen e së martës Hetuesi për të Mitur vendosi se dy të arrestuarit , të cilët të shtunën kishin kërkuar dhe kishin marrë afat për të kërkuar falje, u caktuan masat e paraburgimit.

Deri më tani, pesë nga tetë anëtarët e grupit janë arrestuar, ndërsa i gjashti është liruar pasi është nën moshën 15-vjeçare.

Ndërkohe paraditen e sotme është vetëdorezuar në polici edhe 17 vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se është autori kryesor i përdhunimit.

17-vjeçar shqiptar dyshohet se ka qenë në dijeni që të rinjtë po regjistrojnë përdhunimin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.