I deleguari gjerman: Edhe Vuçiç thotë se vizat e Kosovës duhet të liberalizohen

I deleguari i qeverisë gjermane për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Manuel Sarrazin, ka thënë se jo vetëm kosovarët dhe partnerët e Kosovës kërkojnë që të ndodh liberalizimi i vizave.
Sarrazin në një diskutim që është mbajtur sot ka thënë se të njëjtin mendim se Kosovës duhet t’i hiqet regjimi i vizave ka edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, raporton Gazeta Express.

“Një pikë ku jo vetëm kosovarët dhe partnerët janë zakonisht në të njëjtin anë dhe pajtohen me Kosovën. Por në bisedat që kam pasur me presidentin Vuçiç, ai gjithashtu ri përsërit gjatë gjithë kohës nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës dhe për kthimin e besueshmërisë së Bashkimit Evropian”, ka thënë Sarrazin.

Ditëve të fundit ka pasur raportime se aktualisht në Bruksel nuk ka mbetur ndonjë shtet të kundërshton liberalizimin e vizave. Madje është paralajmëruar se mund të ketë vendime pozitive përgjatë muajit tetor.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.