Hyseni: Dialogu me Serbinë mund të përmbyllet brenda 2021

Skënder Hyseni, ish-kryenegociatori i Kosovës në fazën e parë të dialogut me Serbinë, shprehet se procesi mund të përmbyllet edhe brenda këtij viti.

“Dialogu duhet të përmbyllet patjetër me njohje të ndërsjellë, përfundimi I këtij dialogu nuk duhet të lërë asnjë aspekt të konflikt mes Serbisë dhe Kosovë të pazgjidhur. Kemi momentin dhe nëse ne do të dimë ta shfrytëzojmë mund ta përmbyllim procesin. Brenda këtij viti dhe nuk e shoh aspak të pamundur që Kosova dhe Serbia deri në fund të vitit të nënshkruajnë një marrëveshje përfundimtare”, theksoi Hyseni.

Por kjo sipas tij, kjo varet nga fakti nëse kryeministri Albin Kurti është i ndërgjegjshëm se duhen zbatuar marrëveshjet dhe porositë e SHBA. Gjithashtu sipas Hysenit, Kurti duhet të heqë dorë nga arroganca që ai dhe ”Vetëvendosje” po tregojnë si në politikën e brendshme ashtu edhe në politikën e jashtme.

“Shpresoj dhe uroj shumë që qeveria e Kosovës ta kuptojë se sa e rëndësishme dhe e dobishme është për Kosovën që të vazhdohet aty ku ka mbetur, me atë kornizë të parimeve themelore që është shumë e qartë dhe të synohet harmonizimi i marrëveshjeje të përgjithshme që patjetër duhet të jetë dhe njohje reciproke”, deklaroi ai.

Sipas ish-kryenegociatorit nga takimi i 15 qershorit në Bruksel nuk pritet “asgjë spektakolare” pasi “efektivisht është vazhdim i dialogut që ka filluar në korrik të vitit të kaluar”. Hyseni duke folur për takimin që ka pasur me Kurtit, ai thotë se i ka dhënë atij këshillat më të sinqerta se si duhet të trajtohet problemi me Serbinë dhe mbi cilat parime duhet të vazhdohet dialogu.

“Kosova duhet të tregojë seriozitet në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të trajtojë me mospërfillje marrëveshje e saj që i ka ratifikuar në Kuvend. Nuk funksionon kështu politika e jashtme e asnjë vendi, e sidomos politika e një vendi që ende nuk e ka përmbyllur statutin e vet.”

Kosovës sipas Hysenit nuk i intereson që të zvarrisë dialogun pasi është vetëm ajo që e pëson keq.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.