Hoxhaj: Lajm i mirë për Kremlinin, ju lumtë BE

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian pasi nga Samiti që u mbajt në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, nuk doli asnjë rezultat për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Gjithashtu, në këtë takim nuk u mor asnjë vendim hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Prej dy vitesh, dy vendet ballkanike janë bllokuar në rrugën e integrimit nga vetoja bullgare për Shkupin.

Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Tëitter ka shkruar se kjo është “tirania e status-quosë” për Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, ky është një lajm i mirë për Rusinë.

“Nga Samiti i sotëm BE-Ballkan Perëndimor, nuk doli asnjë rezultat për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe asnjë hapje të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! Kjo është tirania e status quo-së për Ballkanin Perëndimor! Ky është një lajm i mirë për Kremlinin. Ju lumtë BE”, shkruan Hoxhaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.