Hoti uron krijimin e Ushtrisë: Synimi ynë, përfshirja në NATO
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar qytetarët në dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, ndërsa tha se synimi i Kosovës është përfshirja e Forcave të Sigurisë së Kosovës, në NATO
Hoti përmes një postimi në Facebook e ka quajtur ditë historike 14 dhjetorin, duke shtuar se angazhimi dhe përkushtimi i djemve dhe vajzave në FSK është për çdo lëvdatë.
“Kosovë Urime 14 Dhjetorin – Dita e Ushtrisë!
Dy vjet më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi tri ligje, të cilat bën të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
Në këtë ditë historike uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa pjesëtarët e FSK-së i përgëzoj për të arriturat e vazhdueshme.
Angazhimi dhe përkushtimi i djemve dhe vajzave tona në FSK është për çdo lëvdatë, ndërsa ndihma e miqve tanë në ngritjen e kapaciteteve të tyre ka qenë dhe mbetet e jashtëzakonshme, për çka u jemi falënderues përherë.
FSK-ja në NATO është synimi ynë. Me profesionalizimin e tyre vajzat dhe djemtë e Kosovës do të japin kontribut të çmuar për paqe në rajon dhe në botë”, shkruan Hoti
Sorry, the comment form is closed at this time.