Hoti i përgjigjet Kurtit: Nuk i vjen më shansi që ta marrë pushtetin
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti këtë të premte i është përgjigjur kreut të LVV-së, Albin Kurtit, që “do t’i shqyrtojë të gjitha vendimet e këtij ekzekutivi, nëse emërohet në krye te qeverisë pas zgjedhjeve”.
Këtë deklaratë Hoti e ka quajtur vetëm “fiksion”, ndërsa shtoi se Kurtit nuk do t’i vijë shansi që të marrë pushtetin.
“E para është veç fiksion i tij. S’ka me i ardhë shansi asnjëherë atij për të marrë pushtetin. Ne njëherë ia kemi dhënë pushtetin, edhe dy herë e ka shkel Kushtetutën. Më nuk do t’ia japin mundësinë qytetarët që ta marrë pushtetin”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, kryeministi në detyrë ka thënë se vendimet e tij janë të rëndësisë shtetërore: “Vendimet që kam marrë janë vendime të rëndësisë shtetërore. Tash imagjino nëse mund të kontestohet marrëveshja e Uashingtonit, ose vendimet për të vendosur rend e ligj, ose vendimet për të shkarkuar drejtorin e Policisë, të cilit ai i ka lëshuar mirënjohje e që më vonë shkoi në PDK. Të gjitha këto janë parulla për fushatë, pa asnjë përmbajtje”.
Sorry, the comment form is closed at this time.