Horror/ Serbi vret gruan shqiptare me thikën e kuzhinës

Një tjetër krim i tmerrshëm u regjistrua mëngjesin e sotëm në Innsbruck të Austrisë. Sipas gazetave në vend, një 59-vjeçar serb ka vrarë me thikë gruan e tij shqiptare. Nga informacionet që japin mediat e huaja, bëhet me dije se viktima është 50 vjeçe.

Një zëdhënëse e policisë tha se ishte fqinji që lajmëroi policinë. 59-vjeçari kishte shkuar te ai dhe i kishte thënë: “Vrava gruan”. Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i gruas u gjet në dysheme.

Sipas hetimeve paraprake, serbi e qëlloi gruan nga Shqipëria pas një sherri, ndërsa arma e krimit ishte një thikë kuzhine. Ende nuk dihet arsyeja e sherrit mes tyre. Policia thotë se i akuzuari nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.