SEANCA/ Thaçi dhe ish-drejtuesit e UÇK-së, para Gjykatës Speciale të Hagës
Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të paraqiten para gjykatës, sërish sot (17 dhjetor).
Seanca do të fillojë në orën 11:00 dhe pritet që palët të njihen mbi ecurinë e çështjes.
Më herët, Gjykata Speciale në Hagë ka publikuar dosjen e plotë me të gjitha akuzat e ngritura ndaj 4 ish-drejtuesve të UÇK-së.
Thaçi, nëpërmjet avokatit të tij, David Hooper, ka thënë se janë hequr dy akuzat kryesore për të cilat është ngritur kjo Gjykatë, ato për trafik të organeve dhe për ‘Shtëpinë e Verdhë’. Ish-Presidenti, së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave.
Sorry, the comment form is closed at this time.