Haga merr vendimin, zbulohet data për ish-krerët e UÇK
Gjykata Speciale e Hagës do të mbajë seancën e radhës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin më datën 11 shkurt.
Seanca do të fillojë në orën 11:00 të paradites, teksa prej muajsh tashmë ish-krerët e UÇK ndodhen në paraburgim në Hagë.
Nga ana tjetër ata akuzohen për një sërë veprash penale, të cilat lidhen me aktivitetin e tyre në Kosovë. Ndërkohë kjo seancë vjen vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të parakohshme në vend.
Pikërisht gjyqi ndaj tyre, disa prej të cilëve figura me peshë politike ende në Kosovë pritet të zgjasë edhe me vite.
Sorry, the comment form is closed at this time.