Greqia nën “pushtetin” e “Omicron”, 32 mijë raste të reja dhe 80 viktima

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 32 694 raste të reja me COVID.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 80 pacientë, 5 më pak se një ditë më parë.

Që prej fillimit të pandemisë në Greqi kanë ndërruar jetë 21.559 persona në total për shkak të COVID.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 640, 537 prej të cilëve janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Në 24 orët e fundit në spitale janë shtuar 497 pacientë të rinj të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.