Greqia në 24 orët e fundit: 1 382 raste pozitive dhe 102 viktima nga COVID-19

Në 24 orët e fundit, Greqia ka konfirmuar 1 382 raste të reja me Covid-19, 13 prej të cilave u zbuluan pas kontrolleve në pikat doganore. Ndërsa, brenda ditës, si pasojë e koronavirusit humbën jetën 102 persona, njoftojnë autoritetet e shëndetit në vend.

Në total numri i të infektuarve në vend shkon në 118 103, kurse ai i viktimave në 3 194. Mosha mesatare e viktimave ishte 79 vjeç, dhe 96.2% kishin një sëmundje shoqëruese.

Sa i përke gjendjes në spitale, njoftohet se 579 persona ndodhen në intubim. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç. 167 (28.8%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 75.5% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje shoqëruese ose janë të moshës mbi  70 vjeç.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.