Greqi/ Shkoi në spital me temperaturë, 7-vjeçari vdes papritur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në shtetin helen.

Një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë 2 orë pasi kishte shkuar në spital me temperaturë të lartë. Fëmija ka lënë frymën e fundit në spitalin e Hipokratit, me mjekët që kanë luftuar për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht pa sukses.

Sipas raportimit nga prototherma.gr presidenti i sindikatës së mjekëve në spitalin Hipokrati, George Dontios, 7-vjeçari ka mbërritur në spital mëngjesin e së martës me temperaturë të lartë dhe në një situatë pothuajse në gjendje kome.

Ai tha se është urdhëruar kryerja e autopsisë dhe raportit mjeko-ligjor për zbardhur shkakun e vdekjes.

Sipas burimeve nga protothema.gr, ndër simptomat që fëmija kishte shfaqur ishin dhe dhimbjet e forta në bark.

Kujtojmë se pak ditë më parë u nda nga jeta në rrethana misterioze në spital një tjetër fëmijë, një vajzë 3-vjeçare. Vogëlushja shkoi në spital për ënjtje në gju dhe ndërroi jetë një javë më vonë, teksa gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.