Greqi/Abuzohet një vajzë 3-vjeçe në kampin e refugjatëve

Një incident i neveritshëm ka ndodhur në kampin e përkohshëm të refugjatëve dhe emigrantëve të Kara Tepe në Mytilene, Greqi.

Një fëmijë, vajzë tre vjeçe u gjet pa ndjenja në baltën e kampit, të hënën në mbrëmje. Fëmija i dy azilkërkuesve nga Afganistani ishte gjakosur; ajo u ekzaminua nga mjekët e kampit dhe u zbulua se ishte përdhunuar.

Vajza e vogël u dërgua në spitalin e Mytilene, ndërsa policia po heton rastin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.