Grenell ka një paralajmërim për ministrin Sveçla

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas dëbimit nga Kosova të spiunes ruse, Daria Almaova.

Ai e ka cilësuar deklaratën e ministrit të Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, si “nxitje për urrejtje”.

Sipas tij, deklarata e Sveçlës se spiunia ruse Alamova u arrestua dhe u shpall “non grata” nga autoritetet e Kosovës, erdhi në të njëjtën ditë kur policia u sulmua nga bandat kriminale në veri të vendit, dhe është një precedent i tmerrshëm, pasi çdo vend ka të drejtë të dëbojë dhe shpallë “non grata” zyrtarët e Kosovës në të ardhmen..

Sveçla kishte shkruar se arrestimi i Aslamovës – të cilën sot njoftoi se e ka shpallur “non grata” duke ia ndaluar hyrjen në Kosovë për 5 vjet – është “ndërhyrje e Rusisë në veri të Kosovës”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.