Gjykata Speciale e Hagës cakton datën e seancës për ish-drejtuesit e UÇK-së

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që më 17 dhjetor të mbahet seanca e dytë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Seanca do të mbahet prej orës 11:00.
Sipas një njoftimi të publikuar në ueb-faqen e kësaj gjykate, gjyqtari i procedurës paraprake ka kërkuar nga prokuroria të dërgojë parashtresat e saj deri më 14, ndërsa mbrojtja ti paraqesë deri më 15 dhjetor.
Ditë më parë, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, kanë publikuar vendimin e aktakuzës së plotë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte. Këta të fundit, nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre, duke e cilësuar veten të pafajshëm.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.