Hagë/ Kadri Veselit i zgjatet paraburgimi

Në shkresën e publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, është njoftuar se gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, me 26 shtator, ka marrë vendim për t’i zgjatur paraburgimin Kadri Veselit, njofton RTK.

Ky i fundit akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Vendimin e tij, gjyqtari e arsyeton se i akuzuari Veseli mund të arratiset, të pengojë përparimin  e procedurave, ose të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.