Gjenden dy të vdekur në shtëpinë e një polici në Prizren, dyshohen babë e bijë

Kreu i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka konfirmuar se në Prizren janë gjetur të vdekur dy persona dhe se njëri nga ata është zyrtar i policisë.

Shala ka treguar se tashmë Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Siç ka thënë Shala, dyshohet se lidhja mes dy viktimave është babë dhe bijë.

“Ka ndodhur një rast tragjik, ku ne një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrarë nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjarë, babë e bijë. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësitë e tjera relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, ka thënë Shala për Gazetën Express.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.