Surprizon hoxha nga Kosova/ Fal Namazin me “tirq e plis” (Foto)

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën këtë të enjte festuan Fiter Bajramin.

Të gjithë besimtarët pas 30 ditësh agjërimi të muajit të shenjtë të Ramazanit këtë ditë feste e kanë nisur me faljen e Namazit.

Në Kosovë, një hoxhë, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shikojmë deri tani, e ka bërë faljen e Namazit me veshje popullore.

Sipas mediave vendase, hoxha nga Drenasi e ka falur Namazin i i veshur tradicionalisht me veshjen “tirq e plis”, e cila është një veshje popullore. Kjo gjë i ka habitur të gjithë besimtarët, pasi nuk është diçka që ndodh shpesh.

Për shkak të pandemisë të krijuar nga Covid-19, edhe këtë vit, është hequr dorë nga ceremonia e manifestimit tradicional të kësaj feste.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.