FOTO/ Nga sot, Kosova me pullën postare ‘Dua Lipa’

Këngëtarja shqiptare me fame ndërkombëtare, Dua Lipa, sot do të nderohet zyrtarisht nga Posta e Kosovës, pasi do të promovohet pulla postare me emrin e saj.

Pjesëmarrëse në ngjarje do të jetë vetë këngëtarja shumë e dashur nga publiku.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Administratës dhe Protokollit dhe kryesuesi i komisionit për aprovimin e pullave postare, Kamber Demaku.

Kujtojmë që dje, Dua Lipa u shpall Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, ku Presidentja Vjosa Osmani e priti në Presidencë së bashku me familjen.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.