Familja monstër/ Njërën vajzë e përdhunoi, tjetrën e shiti për 3000 euro

Tre persona kanë përfunduar prapa hekurave, pasi Prokuroria për Krim të Organizuar ka kërkuar paraburgim ndaj tyre.

Personat në fjalë dyshohen për abuzim dhe tregti me fëmijë.

I dyshuari i parë është baba i gjashtë fëmijëve, 3 prej të cilëve janë vajza të mitura, dhe siç njoftojnë nga Prokuroria, ai një kohë të gjatë ka përdhunuar njërën prej vajzave të tij.

Njëkohësisht, e dyshuara e dytë , si nënë e fëmijës që nuk ka mbushur 14 vjet, në këmbim të parave e ka detyruar vajzën që të kryej marrëdhënie intime me të dyshuarin e tretë.

Përveç kësaj, babai i ka shitur vajzën një burri nga Kosova, që e ka gjetur përmes internetit.

“Pas pagesës prej 3.000 eurove, vajza është dërguar në Kosovë për martesë të detyruar. Pas dy muajsh ajo ka ardhur për të vizituar prindërit e saj, ndërsa i dyshuari i parë, duke u arsyetuar se ishte shumë larg, nuk e ka kthyer në Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Tre të dyshuarve sot me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Për të miturit nën drejtimin e Prokurorit Publik kujdeset Qendra Ndërkomunale për Çështje Sociale në shkup.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.