Escobar i shkon në zyrë ambasadorit të ri të Kosovës në Uashington

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, i ka shkuar dje në zyrë ambasadorit të ri të Kosovës në Uashington, Ilir Dugollit.

Për këtë vizitë të Escobarit ka njoftuar vetë Dugolli, përmes një postimi në “Twitter”.

Dugolli ka bërë me dije se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për një sërë çështjesh.

“Kënaqësi ta takoj zëvendës ndihmës sekretarin Gabriel Escobar për një takim të frytshëm mbi një sërë çështjesh dhe për të rikonfirmuar objektivin tonë të përbashkët për të thelluar edhe më tepër marrëdhënien Kosovë-ShBA”, ka shkruar Dugolli në Twitter.

Kush është Ilir Dugolli?

Ilir Dugolli ka qenë ambasador i Kosovës në Turqi.

Ai ishte emëruar shef i misionit diplomatik në Ankara në vitin 2019. Emërimi i tij ishte bërë me propozim të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit.

Më herët, Dugolli ka qenë ambasador në Belgjikë.

Ai po ashtu ishte akredituar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Kosovës në Estoni, atëherë me rezidencë në Belgjikë.

Dugolli ka studiuar në Universitetin britanik “Yale” dhe në “Central European University”./Express

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.