Ekzekutohet me armë zjarri një person në Prishtinë. Viktima dhe autori, në të njëjtën makinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ditën e sotme, kur një person është ekzekutuar me armë zjarri. Policia e Kosovës njoftoi se vrasja ka ndodhur në lagjen Dardania.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës makinë. Autori ka qëlluar me armë zjarri drejt viktimës dhe për pasojë, ky i fundit ka humbur jetën.
Policia ka arritur të identifikojë autorin që dyshohet se është shtetas i huaj. Pas ngjarjes , ky i fundit është larguar nga vendi i krimit, ndërkohë që është shpallur në kërkim.
Sorry, the comment form is closed at this time.