E rëndë/ Nëna 92-vjeçare mban prej 3 ditësh vajzën e vdekur në banesë

Një tragjedi familjare ka dalë në dritë në Greqi, ku nëna e moshuar ka mbajtur për 3 ditë me radhë vajzën e saj të pajetë, në banesë. 

Ngjarja u zbulua në Mecovë, ku një 61-vjeçare u gjet e pajetë pranë nënës së saj të moshuar, e cila prej tre ditësh nuk kishte njoftuar askënd për vdekjen e vajzës së saj.

Policia ka mbërritur në shtëpi, pas komunikimit telefonik të djalit të familjes me fqinjët, pasi ndodhet jashtë vendit dhe ka tentuar më kot prej dy ditësh të komunikojë me dy femrat, siç raporton APE-MPE.

Nekropsia pritet të zbardhë vdekjen e 61-vjeçares, ndërsa nëna e saj 92-vjeçare, e cila përballet me një problem shëndetësor, është transportuar në spital me autoambulancë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.