Kamioni përplas për vdekje të riun në Pejë

Një i ri mbeti i vdekur si pasojë e lëndimeve që mori, pasi një kamion me beton e goditi teksa po lëvizte prapa.

Ngjarja ka ndodhur të enjten pasdite, në fshatin Bogë të Rugovës.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se rasti ka ndodhur rreth orës 17:50.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fshatin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, pastaj me fatalitet më vonë. Ngjarja ka ndodhur kur një kamion mikser me beton ka ecur mbrapa dhe ka lënduar një person. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gashi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.