E dashura u vonua në takim/ Egjiptiani xhiron video duke e rrahur dhe e hedh në ‘Facebook’

Një ngjarje brutale ka ndodhur në Greqi në natën e ndërrimit të viteve.

Një 34-vjeçar me origjinë nga Egjypti ka rrahur të dashurën e tij dhe videon e ka transmetuar në rrjetin e saj social.

Gjithçka kishte nisur pasi të dy ata e kishin të lënë të prisnin ndërrimin e viteve bashkë, por ajo ishte harruar në shtëpinë e disa miqve duke e lënë atë vetëm.

Tërbimi i 34-vjeçarit u bë akoma më i madh, në kohën kur e mori në telefon dhe ajo nuk u përgjigj, ndërkohë që kishte qenë live në rrjetet sociale duke treguar argëtimin me miqtë e tij.

Ndaj ai vendosi që të njëjtit miq që e panë duke u argëtuar të shihnin videon prej 3 minuta tmerr kur ajo dhunohej nga i dashuri i saj.

Ai dhe vajza 30-vjeçare nga Bullgaria ishin takuar katër muaj më parë dhe kishin në plan të martoheshin. Por 34-vjeçari nuk ka arritur ta kontrollojë zemërimin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.