Dialogu me Serbinë/ Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në seancë plenare

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të re plenare, ku fokusi do të jetë dialogu me Serbinë. Seanca mësohet se do të mbahet në orën 10:00.

Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, do të mbahet më 15 qershor në Bruksel.

Kuvendi pritet të mblidhet sërish të hënën që vjen, më 14 qershor për të mbajtur debat parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.