Dialogu Kosovë-Serbi/ Daçiç: Prishtina të vihet nën presion

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç mendon se që të ketë një ndryshim në dialog Prishtina duhet të vihet nën presion. 

Mediat e huaja raportojnë se Ivica Daçiq kërkon presion ndaj palës që nuk zbaton detyrimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit.

Daçiç deklaroi në ‘TV K1 s’ se Prishtina “nuk dëgjon askënd”, as Brukselin, as SHBA.

 “Politikanët shqiptarë në Prishtinë janë të ndarë, kështu që disa janë amerikanë, të tjerë evropianë dhe të tjerë gjermanë. Albin Kurti thuhet të jetë më shumë një njeri gjerman sesa një amerikan,” – tha Daçiç.

Daçiç ka komentuar edhe miratimin e rezolutës për Sebrenicën në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë si dëshira për të krijuar atmosferën, se vetëm Serbia nuk e dënon gjenocidin në fjalë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.