Derrat e egër “rrethojnë” Selanikun

Shërbimet pyjore dhe veterinare vlerësojnë se aktualisht ka 9,000 deri në 10,000 derra të egër rreth Selanikut, tha kryetari i bashkisë së Neapolis-Sykeon, Simos Danielidis.

“Këto shifra janë tragjike dhe po të kemi parasysh ritmin e riprodhimit të tyre, në 2-3 vjet do ta kenë pushtuar zonën. Duhet të merren masa të menjëhershme, radikale dhe efektive”, shtoi ai.

Për t’u marrë me këtë çështje, u mbajt një mbledhje e gjerë, e cila u thirr nga inspektimi i zbatimit të politikës pyjore të Maqedonisë-Trakisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunave, rajonit të Maqedonisë Qendrore, Zyrës pyjore dhe brigada e zjarrfikësve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.