Deputeti shqiptar, kërkesë në Parlamentin e Serbisë: Ja çfarë kërkoj

Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Argjend Bajrami, ka bërë një kërkesë në Parlamentin e Serbisë që të ndërtohet një spital në Preshevë.

Bajrami tha se kjo mund të arrihet vetëm me vullnet të mirë politik, përmes ngritjes së buxhetit komunal ose përmirësimit të pozitës financiare të Trupit Koordinues.

“Atëherë sot, nëse me të vërtetë ekziston një mentalitet demokratik, nëse me të vërtetë ekziston një mentalitet tjetër politik, atëherë sot Brnabiq, si Kryeministre dhe mazhorancë në Parlament, duhet të na konfirmojë se do të kujdeset që qeveria e tanishme të ndajë fonde për të filluar ndërtimin e një spitali, që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të Luginës së Preshevës. Kjo mundet të arrihet vetëm me vullnet të mirë politik, përmes ngritjes së buxhetit komunal, ose përmes përmirësimit të pozitës financiare të Trupit Koordinues”, tha Bajrami.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.