Dendias në Shkup, fokus zbatimi i Marrëveshjes së Prespës

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, është sot në Shkup në një vizitë zyrtare, i shoqëruar nga zëvendësministri, përgjegjës për Diplomacinë Ekonomike, Costas Frangogiannis, me ftesë të homologut të tij, Bujar Osmani.

Gjatë bisedimeve, pritet të diskutohen të gjitha marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë dhe energjinë, si dhe perspektivën evropiane të vendit.

Në këtë kontekst, Ministri i Jashtëm grek do të ngrejë çështjen e zbatimit të plotë, të qëndrueshëm dhe me mirëbesim të marrëveshjes së Prespës. Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin më të gjerë gjithashtu do të shqyrtohen.

Në një postim, Ministri i Jashtëm grek publikoi një fotografi nga takimi që pati me homologun e vendit fqinj, duke vënë në dukje se marrëdhëniet dypalëshe ishin në axhendë, duke përfshirë zbatimin e qëndrueshëm të Marrëveshjes së Prespës, bashkëpunimin dypalësh, perspektivën evropiane të Ballkanit, si dhe zhvillimet rajonale.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.