Deçan/ Sot u jepet lamtumira dy nxënësve që humbën jetën në Gllogjan

Familjarët e dy nxënësve të vrarë kanë njoftuar se varrimi i tyre do të bëhet sot në orën 14:00. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka dalë me raport ku ka treguar se shoferi i autobusit kishte vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.

Policia është duke vazhduar kërkimet për arrestimin e të dyshuarit, i cili ende gjendet në arrati.

Për identifikimin dhe gjetjen e autorit, apo autorëve të krimit të trefishtë, janë angazhuar një numër i madh forcave të rendit, Njësiti Special i Policisë së Kosovës dhe po bëhen hetime edhe në koordinim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Deri tash, përveç konfirmimit që hetimet po zhvillohen në tri pista të ndryshme, asgjë më shumë nuk është bërë e ditur në lidhje me rrethanat, apo motivet e vrasjes së trefishtë./express/

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.