Daçiç: Kosovën e quajtëm Jerusalemi ynë, por tani…

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se ka të drejtë të zemërohet me Izraelin për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës, “sepse gjithmonë kemi thënë se Kosova është Jeruzalemi ynë”.

Daçiç shtoi se, lëvizja më e re nga Izraeli do të ketë pasoja në marrëdhëniet  me Serbinë.

“Ne gjithmonë kemi thënë që Kosova është Jerusalemi ynë dhe tani… Kështu që nuk mund të jetë pa pasoja marrëdhënia jonë me Izraelin”, tha kryeparlamentari serb, kur iu kërkua të komentojë deklaratën e ambasadorit izraelit në Serbi, Jahel Villan, i cili shprehu shpresë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të prishte marrëdhëniet e mira midis Serbisë dhe Izraelit.

Sipas Daçiç, kjo njohje e Izraelit është tregues tjetër që çdo vend dhe popull në botë sheh interesin e vet, dhe këtu “interesi i Izraelit ishte që një vend mysliman të hapte një ambasadë në Jerusalem”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.