Covid-19/ Mbi 400 raste të reja dhe 9 viktima në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 409 raste të reja mes 4 751 testimeve dhe kanë humbur jetën 9 persona.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 218, Prilep – 37, Manastir – 32, Kavadar – 19, Veles – 18, Makedonski Brod – 9, Kërçova dhe Gjevgjeli – nga 8, Kumanova dhe Bogdanci – nga 7, Koçani, Struga dhe Resnja – 6, Ohri – 5, Tetova dhe Shtip – 4, Strumicë dhe Kriva Pallanka – 3, Gostivar, Dellçevë dhe Valandova – nga 2, Negotinë, Radovish dhe Vinicë – nga 1.

Gjithashtu në orët e fundit kanë fituar betejën me Covid 289 pacientë.  ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 223.739, prej të cilëve 211.021 janë shëruar, ndërsa 7.917 kanë ndërruar jetë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.