Covid-19/ Mali të Zi mbyll lëvizjet jashtë qyteteve

Komisioni për Mbrojtjen e Popullsisë nga Covid-19, me sugjerim të Institutit të Shëndetit Publik, miratoi sot masa të reja.

Sipas Komisionit, disa qytete në Malin e Zi do të jenë të mbyllur. Këtu përfshihen Podgorica, Cetinja dhe Herceg Novi.

Siç u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi, masat do të hyjnë në fuqi të martën, 2 mars, dhe përveç masave që vazhdojnë të jenë të vlefshme në komunat e Budvës dhe Tivarit, qytetarëve u ndalohet të largohen nga komunat e Podgoricës, Cetinjes, Ulqinit, Herceg Novit, Niksiçit dhe Pluçines.

Këto masa përjashtojnë ata qytetarë që largohen nga qyteti, për shkak të detyrave të rregullta të punës, dhe bazuar në konfirmimin e punëdhënësit, shkojnë për trajtim me dokumentacion mjekësor ose kujdes për njerëzit e pamundur.

Përjashtohen edhe studentët që udhëtojnë nga vendbanimi i tyre në selinë e institucionit të arsimit të lartë, bazuar në konfirmimin e atij institucioni, pra indeksin e plotësuar dhe të verifikuar siç duhet.

Ndalohet edhe aktiviteti i hoteleve në Podgoricë, Cetinje dhe komunat e Nikshiqit, Herceg Novit, Kotorrit, Ulqinit dhe Pluçinës. Kjo masë do të hyjë në fuqi nesër, 1 mars, dhe do të jetë e vlefshme deri më 10 mars.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.