‘Plas’ mes bullgarëve/ Petkov: Borisov po bllokon negociatat

Kryeministri bullgar, Kilir Petkov me sa duket i ka shuar shpresat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për sa i përket rrugës drejt integrimit.

Petkov deklaroi nga Brukseli se nuk kishte asnjë shans që Bullgaria të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë këtij samiti të BE-së, por la të kuptohet se një zgjidhje mund të jetë e afërt në ditët në vijim.

Ai ka akuzuar drejtpërdrejt Bojko Borisov si përgjegjës që po pengon rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov është personi më i pandershëm që njoh. Në mëngjes thotë se dëshiron të mbështesë hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke marrë një vendim të rëndësishëm dhe pasdite bllokon punën. Kjo lojë e dyfishtë, duke thënë një gjë dhe duke bërë një gjë tjetër, ishte normale vitet e fundit kur Borisov ishte kryeministër edhe nëse e kemi harruar, edhe në gjashtë muajt e fundit. Nuk do të ndryshojë kurrë”, tha Petkov.

Vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut deri tani ka penguar edhe hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.