Britania mbështet anëtarësimin e Kosovës në KE

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka uruar sukses Kosovës në aplikimin e saj në Këshillin Evropian.

Abbot, përmes një postimi në Facebook, aplikimin e Kosovës e ka cilësuar si një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë së saj për të mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për të çuar më tej integrimin e saj ndërkombëtar.

“Dëshira e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës është sinjal i mirëpritur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj. Gjithashtu është një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë së saj për të mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për të çuar më tej integrimin ndërkombëtar Kosovës i uroj suksese!”, ka shkruar ambasadori britanik.

Kosova më 12 maj ka aplikuar për anëtarësim në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg.

Nga 46 shtete anëtare, mjaftojnë 31 vota për t’u pranuar. Janë 34 anëtare në Këshill të Evropës që e kanë njohur Kosovën si shtet.

Mbështetje i ka dhënë edhe Gjermania, ndërsa Franca ka thënë se nuk përkrah vendime të njëanshme për shkak se “mund të çojnë në tensionime”

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.