Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Vijon rritja e rasteve të reja, asnjë viktimë

Rastet e reja me COVID-19 vijojnë të rriten. Në bilancin e 24 orëve të fundit, mediat e Kosovës bëjnë me dije se janë shënuar 92 raste të reja me Covid-19. Nga ana tjetër, nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Lajmi i mirë është se 17 persona e kanë fituar betejën së fundmi me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë deri më sot janë konfirmuar gjithsej 108,365 raste pozitive, prej të cilëve 105,657 janë shëruar dhe 2266 kanë humbur jetën.

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë po vazhdon të bëjë thirrje për vaksinim në mënyrë që të shmanget edhe rreziku i përhapjes së variantit Delta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.