Presidenti Biden: Serbia të njohë Kosovën. Mediat: Sot përgjigjet Vuçiç

Mediat serbe shkruajnë këtë të diel “të alarmuara” se, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka kërkuar homologut të tij në Serbi, Aleksandër Vuçiç, të njohë Kosovën.

Në një letër urimi drejtuar Presidentit Vuçiç, mediat fqinje shkruajnë se Presidenti Bien ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

Siç njoftojnë mediat serbe, në letrën e tij Presidenti amerikan ka uruar homologun e tij për Ditën e Shtetësisë të Serbisë si dhe i ka konfirmuar mbështetjen amerikane në integrimin evropian të Serbisë.

Biden, në letrën e tij veçanërisht theksoi mbështetjen e SHBA-së për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila përqendrohet në “njohjen reciproke”.

Mediat serbe shkruajnë se, ndërsa bëhet fjalë për një urimi për Ditën e Sshtetësisë së Serbisë nga Shtëpia e Bardhë – që janë kryesisht protokollare – një mesazh i tillë u dërgua për herë të parë, një mesazh ku kërkohet njohja reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Po sipas mediave, pritet që sot, Vuçiç t’i përgjigjet mesazhit të Presidentit amerikan.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.