Betohen sot rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Sot të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj. Ceremonia e rekrutëve të rinj do të mbahet në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), “Skënderbeu” në Ferizaj

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë

Ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 11:00.

“Në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, nesër, më 22 tetor, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rijnë. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.