Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, 31 raste të reja

Asnjë viktimë nga COVID nuk është shënuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sot janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës.

Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 924.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.