Ana Bërnabiç: Osmani më ka provokuar në samitin e sotëm

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç këtë të enjte pas takimit në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) në Turqi, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u bëri thirrje vendeve pjesëmarrësve që nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë këtë.

Ndërkohë para takimit drejtuesi i samitit, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mirëpriti pjesëmarrësit, duke përfshirë presidentët e Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore, Millo Gjukanoviç e Stevo Pendarovski, kryetarin e Presidencës së BeH, Millorad Dodik, kreyministrin kroat Andrej Plenkoviç, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe të tjerët.

Bërnabiç tha pas takimit se fjalimi i Osmanit në këtë takim flet për mungesën e mirësjelljes politike të përfaqësuesve të Kosovës.

Pati provokime dhe unë u përgjigja shkurtimisht, sepse nga respekti për nikoqirët, nuk doja të hyja në ndonjë diskutim me të”, ka thënë në fjalën e saj për gazetarët.

Ndërkohë sipas saj, Osmani tregoi mungesë të mirësjelljes politike.

“Unë nuk kam dashur të merrem me këtë. Me atë fjalim. Ajo foli më së miri për veten e saj dhe mirësjelljen e tyre politike, domethënë për mungesën e saj”, ka thënë Bërnabiç.

Kryeministrja serbe tha se Osmani nuk votoi kundër dokumenteve – Deklaratës dhe Raportit Vjetor, si dhe Dokumentit Strategjik për Evropën Juglindore 2030. Sipas Bërnabiqit, ajo vetëm shprehu rezerva, por lejoi që dokumentet të miratohen.

“Në çdo vend ku përmendet Kosova, nuk ishte vetëm me yll, por me shënim në fund të faqes”, tha Bërnabiç.

Zyra e Presidentes, tha sot përmes një deklarate për media se në këtë samit, i cili sivjet u mbajt për herë të 25-të, presidentja Osmani të fliste lidhur me qëndrimet e Kosovës për sa i përket bashkëpunimit rajonal, adresimit të sfidave të pandemisë, si dhe integrimit euro-atlantik.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.