Ambasadori i Zvicrës në Kosovë: Në MPJ të rekrutohen njerëz më të mirë

Gjatë një debati të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me temën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”, ambasadori zviceran Kolly tha se politika e jashtme ka impakt te secili qytetar i Kosovës.
Ambasadori zvicerian Kolly gjatë debatit tha se e sheh dialogun si një prej pjesëve më të rëndësishme të politikës së jashtme.
Ambasadori Kolly: Nuk është ministri për energji ose për rregullimin e rrugëve (Infrastrukturë), ku nevojiten shumë para, edhe Ministria e Punëve të Jashtme ka nevojë për shumë para, por janë shumë të rëndësishëm njerëzit që punojnë në këtë ministri. Në këtë kuptim rekrutimi i njerëzve më të mirë, është shumë jetik për këtë ministri.
Për ambasadorin Kolly, po ashtu, proces tjetër shumë i rëndësishëm është edhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, që sipas tij, duhet të shpenzohet shumë energji.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka filluar në mars të vitit 2011, që është udhëhequr nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeministri Isa Mustafa.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.