Franca mbështet aplikimin e Kosovës për në KE 

Ambasada e Francës në Kosovë e ka përkrahur vendimin e Kosovës për aplikim në Këshillin e Evropës.

Sipas një njoftimi në “Facebook”, ambasada franceze thekson se vendimi për aplikim në KE i takon Kosovës si shtet sovran, duke thënë se e ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e KE-së.

“Vendimi për të aplikuar në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran. E ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e tij. Prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.