Kurti: Paqja në Ballkan vjen, nëse Serbia heq dorë nga Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi nga Tirana se paqja në Ballkan vjen vetëm nëse Serbia ndryshon Kushtetutën dhe heq dorë nga Kosova.

Duke e quajtur çdo kompromis të mëparshëm me Serbinë, të gabuar, Kurti paralajmëroi se reciprociteti do të vendoset dhe kësaj radhe nuk ka dështim.

“Cili është kuptimi i atyre kompromiseve kur në qershor Vuçiç tha se nuk e njoh kurrë Kosovën? Kompromiset kanë qenë të gabuara. Një prej arsyeve që na kanë votuar ne qytetarët. Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën, jo Kosova. Paqe të qëndrueshme, siguri afatgjate ka në Ballkan kur Serbia ndryshon Kushtetutën dhe heq dorë nga Kosova. Duhet të ndryshohet Serbia, në krye të së cilës qëndron kryeministri që ka qenë ministër i Informacionit në kohën e Millosheviç”, tha Kurti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.