Alarm për bombë në aeroportin e Shkupit, anulohen fluturimet

Të gjitha fluturimet janë anuluar për shkak të raportimit për eksploziv të vendosur në aeroportin e Shkupit.

Për momentin po bëhet evakuimi i punonjësve dhe pasagjerëve. Alarme për bomba janë dhënë edhe në adresat elektronike të hotelit Aleksandar Palas dhe Qendrës Tregtare “East Gate”.

Nga hoteli Aleksandar Pallas janë evakuuar të gjithë mysafirët dhe të punësuarit, është anuluar dhe konferenca vjetore e Odës ekonomike, në të cilën duhej të merrte pjesë kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski. Për momentin është mbyllur dhe po kryhen kontrolle në East Gate.

Këto ditë, kërcënimet me bomba synojnë institucionet, shkollat fillore dhe të mesme, qendrat tregtare dhe ndërtesat e banimit. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar 49 bomba të vendosura, mes tyre edhe shkollat në Kavadar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.